Ambasada e ShBA u është përgjigjur me një grafik akuzave, deklaratave dhe pretendimeve të Sali Berishës, që tha se nëse do t’i kërkohej falje nga ShBA për shpalljen non grata do ta pranonte atë.
Në grafik, Ambasada shuan kureshtjen e të gjithë shqiptarëve dhe atyre që janë dyshues, duke thënë se me akuzën e korrupsionit madhor janë shpallur non grata mbi 200 persona dhe askush prej tyre nuk është hequr nga kjo listë, apo kërkuar falje.
“Nëse po vrisni mendjen: Numri i personave të dizenjuar sipas 7031(c), 200+. Numri i dizenjimeve sipas 7033(c) të kthyera, 0. Numri i faljeve që po përgatiten për dizenjimet për korrupsion domethënës, 0”, thotë Ambasada.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 16, 2021
Gjatë konferencës për mediat të mbajtur të hënën në ambientet e Partisë Demokratike ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij foli edhe për shpalljen e tij non grata nga SHBA. Berisha u shpreh se pret që SHBA-ja t’i kërkojë falje për këtë çështje pa patur asnjë prove për ta bërë këtë .
“Padiskutim që nëse SHBA kërkon falje unë do ta fal”, u shpreh ish-kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje