Gazeta Si – Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar për incidentin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në nisje të protestës të kësaj të marte.
Një zëdhënës i ambasadës amerikane e ka dënuar rastin dhe thekson se askush nuk duhet dhunuar për shkak se ushtron lirinë e fjalës.
“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të Parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, thuhet në reagimin e zyrtarit të ambasadës së SHBA.
Në nisje të protestës së sotme përgjatë Bulevardit qendror në Tiranë, 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht Berishën.
Pas incidentit, i riu, i cili dyshohet se vuan nga probleme të depresionit, u arrestua nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje