Politike

Ambasada ruse i përgjigjet Berishës: Ça shume kërkove që s’ta plotësoi dot as Gazpromi?

Ambasada Ruse në Tiranë shprehet e habitur në lidhje me deklaratën e Sali Berishës, që para se të hynte në seancën plenare të Kuvendit të enjten foli për “shumë përrallore që i ishin ofruar” për të refuzuar TAP-in.

“U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri”, thotë Ambasada.

Më tej, rusët ironizojnë duke ngritur një pyetje?

“Na lind natyrshëm pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato shuma përrallore?”, mbyllet reagimi i Ambasadës.

Të enjten, Sali Berisha lëvdoi dërgesën e parë të gazit në Itali. Duke folur për këtë projekt ai tha se si kishte sfiduar lobimet greke për shmangien e Shqipërisë nga ky gazsjellës dhe në një moment u shpreh se i ishin ofruar shuma marramendëse për ta refuzuar projektin.

“Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së George Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumat më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij“, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë