Politike

Ambasadorët e rinj/ Këshilli: Propozime qokash, 10 prej tyre nga jashtë shërbimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Lista e qeverisë për ambasadorët e rinj të Shqipërisë kontestohet nga ana  e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Një reagim të tyrin, Këshilli ka theksuar se 10 nga 12 propozimet vijnë nga jashtë shërbimit diplomatik.

Këshilli i konsideron mjaft shqetësuese që në vende si Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, ku kemi patur historikisht diplomatë karriere të një profili të lartë, të shkojnë të panjohur në politikën, diplomacinë, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

“KASH shpreh shqetësimin se 10 nga 12 kandidatët për ambasadorë që u dëgjuan dhe në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit vijnë nga jashtë shërbimit diplomatik, nga fusha politike, nga dikastere e fusha të tjera, madje edhe nga jashtë vendit. Duke përjashtuar ndonjë personalitet të Kuvendit dhe politikan tjetër të spikatur, që mund të konsiderohen të përshtatshëm për këtë mision të rëndësishëm diplomatik, të tjerët u lenë shkas perceptimeve publike se këto emërime janë më tepër qoka dhe shpërblime për shërbime të ndryshme partiake. Kjo ndikon negativisht në imazhin dhe performancën e tyre të ardhshme në vendet ku do të akreditohen”, thuhet në këtë deklaratë.

Një tjetër shqetësim që ky këshill ngre është fakti se një pjesë të e mirë e ambasadorëve iu ka përfunduar mandati i qëndrimit trevjeccar, ose pjesa tjetër kanë kaluar moshën e pensionit.

“Nga 56 Ambasadorë dhe Konsuj të Përgjithshëm që ka vendi ynë, 50 prej tyre i kanë tejkaluar afatet ligjore të qëndrimit në një vend të vetëm deri tri herë! Ka dhe disa që kanë mbi 15 vjet rresht që shërbejnë jashtë vendit në disa përfaqësi diplomatike, pa u kthyer në Atdhe. Në këtë drejtim nuk kemi konkurrent ndër vendet anëtare ose jo të OKB-së! Akoma më shqetësues është dhe fakti se më shumë se 10 ambasadorë të tjerë kanë vite që kanë mbushur moshën e pensionit, ndonëse në shërbimin tonë diplomatik ka shumë diplomatë dhe diplomate me përvojë mbi 20 vjeçare që fare mirë mund t’i zëvendësojnë të lartpërmendurit. Një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë falë lidhjeve nepotike dhe politike”, thuhet në deklaratë.

Në këto kushte, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirje MEPJ-së, qeverisë, Komisionit të Jashtëm të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës që të përshpejtojnë procedurat e mëtejshme për emërimin e rreth 40 ambasadorëve të tjerë. Por, kjo të bëhet duke shmangur dukuritë negative të lartpërmendura, ku ambasadorët nga jashtë shërbimit diplomatik të jenë përjashtim dhe të mbizotërojnë ata të karrierës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë