Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë e ashpër dhe e drejtpërdrejtë ndërsa i cilësoi të papranueshme grupet e armatosura për mbrojtjen e votave. Kim tha se kjo gjë e tmerrshme i përket të shkuarës dhe s’ka lidhje me një shtet të NATO-s. Deklaratat ambasadorja i bëri pas takimit me kreun e KQZ-së, Ilirian Celibashin, ku gjithashtu falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën për thirrjet për qetësi.
“Gjëra të tilla të tmerrshme siç kanë qenë në të shkuarën grupet e armatosura të paautorizuara për të mbrotjur votën e qytetarëve, është e rëndësishme që të mbeten pas, të mbeten në të shkuarën, sepse kjo është diçka e papranueshme për një vend që është anëtar i NATO-s dhe një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Është përgjegjësit e udhëheqësve që të bëjnë thirrje për qetësi për të siguruar që të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për gjëra që s’kanë lidhje me qetësinë. Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit. Falenderoj kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha për deklaratën e tyre që të qëndrojnë të qetë dhe të refuzojnë dhunën”, tha Kim.
Kryekomisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe atë të BE-së, Luigi Soreca.
“I informova mbi gjithë masat që KQZ ka marrë në kuadër të këtij procesi. Theksuam së bashku rëndësinë e këtij procesi zgjedhor, të cilësisë së përgatitjes së këtij procesi nga ana e KQZ, trajtuam të gjitha aspektet përgatitore të këtij procesi për të parë qartësisht cilësinë e këtyre përgatitjeve dhe për të konfirmuar edhe njëherë nga ana ime çfarë KQZ ka bërë në lidhje me këtë proces shkon e gjitha në interes të votuesve shqiptarë dhe të garancisë absolute të integritetit të procesit”, tha Ilirjan Celibashi pas takimit.
Ambasadorja e SJHBA në Tiranë, Yuri Kim ishte e qartë mbi rolin që udhëheqësit politik në vend duhet të kenë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
“…Ne jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e marra nga drejtuesit e vendit. Falënderoj z. Rama dhe z. Basha, që kanë bërë thirrje për qetësi dhe që të mos pranohet dhuna, si dhe që të mund të votohet më 25 prill.
Me lejoni të theksoj atë gjë që e kam thënë që kur kam ardhur në Shqipëri, dëshiroi t’iu drejtohem votuesve shqiptarë: Ju nuk jeni vetëm, ne jemi me ju”, tha ambasadorja Kim.
Një qëndrim e kishte edhe ambasadori i BE-së në Tiranë.
“Ne kemi ardhur këtu për të diskutuar me kryekomisionerin Celibashi, për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Na tregoi për situatën deri më tani. Na foli për përgatitjet për identifikimin elektronik dhe votimin elektronik. Gjithcka është thuajse gati. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë edukimi i votuesve është bërë në mënyrë shumë të mirë, dhe përgëzojmë komisionerin për punën e mirë. Kemi dhënë mbështetjen tonë”, u shpreh Soreca ndërsa apeloi shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën për të votuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje