Politike

Ambasadori britanik Norman: “5 qershori” nuk ndryshoi, por u zhgënjyem për ndryshimet kushtetuese

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë kanë qenë i qartë në qëndrimin e tij lidhur me debatin e shumëpërfolur të ndryshimeve kushtetuese që u implementuan së fundmi edhe në Kodin e ri Zgjedhor.

Ambasadori Norman tha nga Korça se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar porse qeveria britanike është e zhgënjyer për vijimësinë e ndryshimeve kushtetuese pa konsensus.     

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar. Ajo çfarë ka ndryshuar është ajo çfarë ka pasur me ndryshimet kushtetuese pas miratimit, që shkoi përtej asaj çka ishte ne marrëveshjen e 5 qershorit.

Qeveria britanike është e zhgënjyer, që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çka ishte dakordësuar në 5 qershor, dhe ky pozicion joni nuk ka ndryshuar.

Arsyeja pse jam i zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë të bërjes së reformave në mënyrë konsensuale, por këtë herë fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi”, tha ai.

Ambasadori britanik nuk e pa të drejtë të komentonte atë që është e drejtë apo jo e drejtë për një president të një vendi, kur u pyet për Ilir Metën. Por dha një porosi konkrete.

“Është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë, sepse mendoj që Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm përsa i përket zgjedhjeve por gjithashtu në një nivel më të gjerë se ajo, pra duhet të jetë një prioritet absolut formimi i Gjykatës kushtetuese.

Përsa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme çdo shtet mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, per sa kohë politikanët punojnë së bashku për ta bere këtë gjë te ndodhi.

Dëshira ose vullneti në politikë shumë më i rëndësishëm sesa sistemi”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë