Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë Volodymyr Shkurov ka paralajmëruar se të dielën e 27 shkurtit do të mbahet një protestë para ambasadës së Rusisë në Tiranë.
“Njerëzit masivisht po shkojnë drejt reparteve ushtarakë, ngrenë strehime nëntokësore, blejnë armë, dhurojnë gjak, përgatisin molotov. Nëse deri dje shtete si Italia, Franca, Qipro, ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi SWIFT, sapo kemi marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Deri më sot 198 civilë ukrainas kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre fëmijë.
1115 persona janë plagosur, mes të cilëve 33 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë që të transportojë rusët e vdekur.
U bëj thirrje shoqërisë ruse e diplomatëve rusë të dënojnë luftën e sulmin. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmë humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën për të ofruar ndihmë, tani mund ta bëjë këtë vërtet…”, tha përmes një deklarate për mediat ambasadori i Ukrainës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje