Bota

Ambasadori rus mbështet propozimet që takimet Rusi-Ukrainë të zhvillohen në Turqi

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Genadi Gatilov ka njoftuar se është mirëpritur propozimi që ministrat rusë dhe ata ukrainas të zhvillojnë bisedimet në Turqi javën e ardhshme.

Sipas Gatilov, është një ide e mirë që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takohen gjatë një forumi diplomatik në Antalia.
Ndërkohë më herët është raportuar se një raund i tretë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë është përcaktuar këtë fundjavë, edhe pse nga takimet e zhvilluara më herët duket se nuk ka pasur shumë përparime deri më tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë