Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann ka zhvilluar sot një takim me Kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja ku ka përcjellë mesazhin e qartë se sundimi i ligjit është shtylla kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE.
Sipas ambasadores, synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Hohmann thekson se Bashkimin Evropian do të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë sifduese.
“Takime të rëndësishme sot me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Konsolidimi i reformës në drejtësi duhet të shkojë përpara.
Synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE-ja është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese,” Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje