Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës së Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit dhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Ajo e mbështet fuqimisht deklaratën e Palmer për organizimin e zgjedhjeve me standarde të larta më 25 prill. Kim ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare, ku thekson se sundimi i ligjit në Shqipëri do të tërheqin më shumë investime nga SHBA-të.
Palmer: 🇺🇸 expects high standards for 4/25 election; Biden Admin strongly committed to justice reform; rule of law & transparency will attract more 🇺🇸 investment; 🇺🇸 supports IGC for 🇦🇱; 🇺🇸 is contributing $4 billion to COVAX so more people have vaccine.👇 https://t.co/Xr4rx8NE8j
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 15, 2021
“SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 4/25; Biden angazhohet fuqimisht për reformën në drejtësi; sundimi i ligjit dhe transparenca do të tërheqin më shumë investime të SHBA; SHBA mbështet IGC për Shqipërinë; SHBA po kontribuon 4 miliardë dollarë për COVAX kështu që më shumë njerëz do të marrin vaksinën,” – shkruan ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje