Politike

Ambasadorja Kim takim me kreun e ILD: Mbështesim  forcimin e institucioneve të drejtësisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim zhvilloi një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Yuri Kim, përmes një statusi në Twitter, ku shprehet se SHBA do të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë të Shqipërisë, për të avancuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.

Ambasadorja Kim ka zhvilluar takime të shpeshta me përfaqësues të lartë të drejtësisë shqiptare, me qëllim nxitjen për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë