Politike

Ambasadorja Kim, thirrje politikanëve nga Durrësi: Prisni gjykimin e popullit

Nga qyteti i Durrësit, ku është i pranishëm bashkë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca për vëzhgimin e procesit zgjedhor, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje tregon se qytetarëve shqiptarë iu intereson vendi i tyre.

Ndër të tjera, ambasadorja Kim iu bëri thirrje kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve politikë, që të presin për rezultatin e zgjedhjeve, pra të presin gjykimin e qytetarëve.

“Kemi parë pjesëmarrje të lartë. Kjo tregon se Qytetarëve shqiptarë iu intereson vendi i tyre. Janë raportuar disa incidente dhe është përgjegjësi e autoriteteve të hetojnë. Ne e kemi bërë shumë të qartë që të hetohen çështjet deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre. Autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre. Tani ka ardhur koha që kandidatët dhe drejtuesit politikë të presin për rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit”, u shpreh ambasadorja Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë