Politike

E paprecedentë / Olta Xhaçka njofton se ambasadores amerikane Yuri Kim i ka mbaruar mandati. Emri që pritet ta zëvendësojë

Gazeta Si – Në fund të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

Konfirmimi në fakt si rrallë herë për mbarimin e mandatit të Kim nuk erdhi nga SHBA, por nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me anë të një postimi në Twitter.

David Kostelanick

“Për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht. Për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na lejon të bëjmë komente, shkruhet në postimin e Ministrisë së Jashtme.

Duke iu referuar burimeve diplomatike, raportohet se njeriu që do të zëvendësojë ambasadoren Kim mund të jetë David Kostelanick.
Aktualisht ai është drejtor i Zyrës për Qendrore dhe Jugore për Evropën në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar, emri i propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti i SHBA.
Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga ku zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.

Yuri Kim erdhi në Shqipëri si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në janar të 2020-ës. Ajo ka qenë më parë shefe e kabinetit të zëvendëssekretarit të shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Po ashtu, ka qenë ndihmëse e posaçme e sekretarit të shtetit, Colin Powell.

Jashtë SHBA-ve ajo ka punuar në Turqi, Irak, Republikën e Koresë, Japoni dhe Kinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë