Gazeta Si – Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh se takimi me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj, është në kuadër të angazhimit për rregullin, ligjin dhe institucionet demokratike.
Ambasadorja Kim u shpreh se do të vazhdojë takimet me ato që janë zgjedhur në mënyrë legjitime.
“Sapo kam zhvilluar disa takime të mira me kryetaren e kuvendit Nikolla dhe nënkryetarin e kuvendit. Si unë dhe pararendësit e mi e kemi pjesë të traditës të takohemi me kryetarët e kuvendit në fillim të sesionit parlamentar, – tha Kim. – Është e rëndësishme të angazhohemi në rregullin, ligjin dhe institucionet demokratike kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Ende do të vazhdojmë të takohemi me ato që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe gjithashtu kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër korrupsionit”.
Sakaq në një postim në Twitter Nikolla shkroi:
“Një takim i ngrohtë me Ambasadoren e SHBA-së, miken tonë të dashur Yuri Kim, Ambasadorja e ShBA në Shqipëri. Shkëmbyem mendime për prioritetet e seancës së re parlamentare dhe intensifikimin e bashkëpunimit të Kuvendit të Shqipërisë me Kongresin e Shteteve të Bashkuara”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje