Futboll

Ambiciet e Devid Bekham, të afrojë Mesin dhe Ronaldon te Majemi

Nuk mund të mohohet se Devid Bekham ka marrë më të mirën nga jeta, në fushën e futbollit dhe jashtë saj. Për të duket se asgjë nuk është e pamundur, edhe tani, në rolin e presidentit dhe pronarit të Inter Majemit në MLS.

Objektivi i tij i radhës është mjaft ambicioz: të transferojë në skuadrën e tij dy futbollistët më të fortë të 15 viteve të fundit, Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin. Anglezi ëndërron që portugezi dhe argjentinasi, tashmë në fund të karrierës, të veshin fanellën e Inter Majemit në kampionatin amerikan.

Devid Bekham, pronari i ekipit të Majemit. Gazeta Si, 1 mars 2021

Për “Sun”, Bekham ka deklaruar: “Te Majemi tifozët duan të shohin sa më shumë yje të futbollit botëror. Në fakt, kemi lojtarë si Higuain dhe Matuidi, por duam të tjera emra të mëdhenj. Lojtarët duhet të kenë stimujt e duhur për skuadrën, të kenë ende ambicie dhe dëshirë për të fituar.

Mesi dhe Ronaldo kanë qenë në majën e futbollit botëror gjatë 15 viteve të fundit dhe Majemi ka nevojë për ta. Përfaqësojnë pa dyshim tipin e lojtarëve që duam të kemi në skuadër”. Nëse ndodh vërtet që dy yjet e futbollit botëror t’i bashkohen skuadrës së Bekham, do të ishte hera e parë që ata do të luanin bashkë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë