Amerika nuk ka zgjedhur ende një fitues, duke e zhytur kështu jo vetëm vendin por edhe botën në momente ankthi dhe tensioni.
Donald Trump dhe Joe Biden pretendojnë të dy se janë përpara në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, edhe kur rezultati përfundimtar duket të jetë ende larg
Beteja për Shtëpinë e Bardhe do të përcaktohet tanimë nga Nevada, Pensilvania, Xhorxhoia dhe Karolina e Veriut, të cilat janë kthyerë në fushëbetejën e fundit mes Trump dhe Biden.
Edhe pse ka përparësi në, Trump ka kërkuar ndaljen e numërimit të votave në disa shtete, duke deklaruar se ekipi i tij ka parë nga afër parregullsi të cilat siç tha do t`i çojë në Gjykatën e lartë. Nuk do të lejojmë që të na i vjedhin zgjedhjet, ishte deklarata e tij.
“Mbrëmjen e djeshme isha ne krye ne disa shtete, shpesh edhe në mënyrë shumë solide, e thuajse në të gjitha zonat që kontrollonin demokratet. Pastaj, njëra pas tjetrës, nisën të zhduken si me magji teksa numëroheshin vota surprizë. Shumë e çuditshme; ata që bëjnë sondazhe e kanë kuptuar krejtësisht dhe historikisht gabim”, shkruan ende presidenti.
Ndërkohë kandidati Demokrat Joe Biden ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fitores zgjedhore në Shtetet e Bashkuara duke fituar shtetin e Uiskonsin. Atij i duhet të fitojv tanimë vetëm Nevadën, për të marrë kështu shumicën në Kolegjin Zgjedhor.
Por Trump duket se po përgatitet pvr betejë ligjore. Skuadra e fushatës së presidentit Donald Trump ka filluar mbledhjen e fondeve një ditë pas zgjedhjeve për të nisur betejën ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve, pasi vetë presidenti ka hedhur dyshime mbi të me javë të tëra para ditës së zgjedhjeve.
Pjesëtarët e fushatës së Trump kanë nisur 6 emaile që prej mesnatës, duke kërkuar para. Në kërkesë është shkruar specifikisht që demokratët po përpiqen të “vjedhin” zgjedhjet. Vendimi i tij duket se ka shkaktuar edhe tensione në shtetet kyce.

Trump nisi të përgatitej për betejën ligjore pasi humbi Miçiganin, një shtet vendimtar që do të ndihmojë në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet dhe ku po vazhdon numërimin e “dhjetra mijëra” votave, sipas një zyrtareje të lartë të këtij shteti.
Në Detroit, ku vëzhgues të votimeve u ndaluan të hynën në sallën e numërimit të mërkurën pasdite, situata ishte e nderë.
Presidenti republikan Donald Trump e fitoi Miçiganin me një epërsi të lehtë në vitin 2016, por të mërkurën në mbrëmje organizatat kryesore të medias, parashikuan se demokrati Joe Biden kishte fituar në këtë shtet. Zoti Trump e ka bërë të qartë se do të luftojë për ta ndryshuar rezultatin atje.
Me 99% të votave të numëruara, zoti Biden kishte një epërsi prej 60 mijë votash, sipas Detroit Free Press.
Gjendja ishte e tendosur të mërkurën pasdite në qendër të Detroitit, ku zyrtarë të zgjedhjeve të qytetit ndaluan rreth 30 vetë, shumica republikanë që të hynin në sallën e numërimit të votave, për shkak të kufizimeve të kapacitetit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Demokratët thanë se edhe ata ishin ndaluar. Një punonjës i votimeve i tha agjencisë Reuters se republikanët “po përpiqeshin të ngadalësonin dhe të pengonin numërimin”.
Policia e Detroitit u thirr për të zbatuar vendimin, dhe disa prej atyre që u ndaluan nga salla u acaruan kur zyrtarët e qendrave të votimit bllokuan dritaret me kuti picash dhe karton për të mos lejuar që ata të shihnin nga dritaret.
Shumë vetë qëndruan jashtë sallës duke shprehur protestën e tyre dhe duke kënduar “Zoti e bekoftë Amerikën”, ndërsa një grup i dytë i sfiduesve republikanë të zgjedhjeve të cilëve u ishte refuzuar hyrja u vendosën në një rreth për t’u lutur dhe brohorisnin “Ndalo votën” dhe “Ndalo numërimin “.02:49
Fushata zgjedhore e Presidentit Donald Trump tha se kishte ngritur po ashtu një proces gjyqësor në shtetin Xhorxhia që kërkon ndërprerjen e numërimit të votave në kështë shtet,
Padia, e ngritur kundër Bordit Zgjedhor të Qarkut Çatham i kërkon një gjykatësi të urdhërojë Qarkun të sigurojë dhe veçojë fletët e votimit të ardhura pas orës 19:00 ditën e zgjedhjeve, sipas një dokumenti gjyqësor të lëshuar nga fushata.
Fushata e Presidentit Trump ka ndërmarrë një sulm juridik në disa shtete të lëkundura pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.01:50
Ndërsa Presidenti Donald Trump synon që Gjykata e Lartë e SHBA të ndërhyjë në garën presidenciale, e cila është ende e paparashikueshme, ajo mund të mos jetë arbitri përfundimtar në këto zgjedhje, thanë ekspertët ligjorë.
Ata thanë se pak gjasa ka që gjykatat të pranonin një kërkesë të Presidentit Trump për të ndalur numërimin e fletëve të votimit që kanë arritur para ose në ditën e zgjedhjeve, apo që ndonjë mosmarrëveshje që mund të shqyrtojnë gjykatat të mund të ndryshonte trajektoren e garës në shtete të tilla si Miçigani dhe Pensilvania.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje