Futboll

Analiza/ I freskët, i gjallë dhe brilant, kështu Inzagi fshiu Interin e Kontes

Interi i sezonit të kaluar, sezonit të titullit, u etiketua si skuadra e Antonio Kontes, Lukakut dhe Hakimit, ndërsa Interi që sapo është zbuluar, mund të quhet skuadra e Simone Inzagit, Xhekos, Çalhanoglu dhe së fundi edhe e Korreas.

Pesha e të ardhurve në merkato, – gola, asiste dhe një “feeling” i menjëhershëm me shokët, – shkon përtej pozicionit, sigurisht thelbësor, në tabelën e renditjes, ku Interi ka 6 pikë të plota. Është një kalim tek e ardhmja, që thuajse ka fshirë një filozofi që, edhe pse fituese, u duk shpejt e vjetëruar, e lodhur.

Interi feston fitoren ne Verona. Gazeta Si, 29 gusht 2021

Për të kuptuar më qartë: është e vërtetë që në Verona zikaltërve iu desh të rikuperonin pas atij atij gabimi të Handanoviç, por gjithashtu nuk mund të mohohet se skuadra është e freskët, e shpejtë, dinamike dhe me alternativa loje më të mira se ato të Kontes një vit më parë. Nuk është rastësi, në këtë sens, që golat e fitores në Verona erdhën nga stoli. Dhe nuk është rastësi që aktivizimi i Korreas i dha një marsh më shumë skuadrës, duke qenë vendimtar.

Interi që Simone Inzagi ka marrë në duar nuk është dobësuar, përkundrazi. Është ndryshe, kjo është e vërtetë, nuk është më i varur nga forca e Lukakut, apo nga karikimi nervoz tipik i Kontes. Interi aktual është më i vështirë për t’u përballuar, është më shumë skuadër, jo në kuptimin e ngushtë të grupit, sepse ai është natyrisht një markë fabrike e Antonio Kontes, por të një skuadre që hyn në lojë në kompleksitetin e saj, që di të sjellë në fushë variacione ritmi dhe loje gjatë ndeshjes.

Korrea feston nje nga golat ndaj Verones. Gazeta Si, 29 gusht 2021

Korrea që hyn në vend të Lautaro Martinez është manifestimi perfekt i Interit të ri. Një lojtar ndryshe nga “Toro”. Në një moment të ndeshjes, kur duhej pikërisht loja e një qendërsulmuesi të vërtetë, ai u shfaq menjëherë vendimtar, duke e shpëtuar Interin, lojën e të cilit Verona e kishte kuptuar dhe po e kontrollonte. I paparashikueshëm dhe i pandalshëm.

Skuadra e Inzagit është shumë e freksët, e gjallë dhe rrëshket drejt portës kundërshtare me alegri. Nëse do të jetë apo jo Simone Inzagi fitues si Konte, sigurisht që do ta zbulojmë në fund. Ajo që është e qartë ka të bëjë me faktin se Inzagi u ka dhënë një dorë të bardhë mureve të shtëpisë së tij të re. Dhe e ka bërë shumë mirë, duke hedhur pas krahëve të popullit zikaltër hijen e një udhëheqësi që nuk është më, nostalgjinë e Lukakut dhe atë det dyshimesh që kishin shoqëruar ardhjen e tij në Milano.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë