Bota

Angli, punonjësja e spitalit përdor kartën e një pacienti të vdekur me Covid

Ajo përdori kartën e kreditit të një pacienti 83-vjeçar, i cili vdiq nga Covid në repartin ku punonte për të blerë patate të skuqura, ëmbëlsira dhe pije nga makineria e shitjes në spital. Ngjarja ndodhi në Spitalin Heartlands në Birmingham, Britani e Madhe, 17 minuta pasi pacienti vdiq.

Protagonistja e historisë është 23-vjeçarja Ayesha Basharat, një ndihmëse shëndetësore në këtë institucion. Më 9 qershor, gruaja e re u dënua me dy akuza me nga pesë muaj, por që më pas u pezulluan deri në fund të hetimeve.

Faktet datojnë që nga 24 janari i këtij viti. Shtatëmbëdhjetë minuta pasi pacienti vdiq në orën 13:56, Basharat bëri gjashtë blerje me nga një paund secila.

Në të njëjtën ditë, në mbrëmje, ajo bëri një tjetër, përsëri me një stërlinë. Më 28 janar, ajo u përpoq të përdorte kartën përsëri, por familjarët e viktimës e bllokuan atë.

Duke kuptuar se çfarë po ndodhte, familjarët raportuan vjedhjen në polici. Kur ajo u arrestua gjatë ndërrimit të turnit në spital, 23-vjeçarja ishte ende në posedim të kartës.

Gruaja e re u justifikua duke thënë se e gjeti në dysheme dhe e ngatërroi me të vetën. Dëshmi e përgënjeshtruar, nga fakti se të dy kartat ishin me ngjyra të ndryshme. Kështu, më 9 qershor, para Gjykatës së Kurorës në Birmingham, ajo pranoi gjithçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë