Bota

Anglia do të hyjë 4 javë në karantinë

Anglia do të hyjë sërish në një karantinë njëmujore të enjten, duke iu bashkuar kështu Francës dhe Gjermanisë. Pubet, restorantet, palestrat, dyqanet jo thelbësore dhe vendet e adhurimit do të mbyllen, por shkollat, kolegjet dhe universitetet mund të qëndrojnë të hapura.

Njoftimi i kryeministrit Boris Xhonson ka shkaktuar zemërim dhe panik në mesin e qytetarëve ndërkohë që bizneset e mëdha dhe të vogla kanë paralajmëruar se i pret një dimër i zymtë.

Deputetët do të votojnë mbi kufizimet e fundit të mërkurën dhe Partia Laburiste ka deklaruar se do të mbështesin bllokimin.

Sipas kufizimeve të reja njerëzve do t’u thuhet të qëndrojnë në shtëpi përveç për arsye specifike që përfshijnë punë që nuk mund të bëhet nga shtëpia, kujdesin për fëmijët ose edukimi, ushtrime në ambiente të jashtme, arsye mjekësore, blerje të produkteve thelbësore, sigurimi i kujdesit për njerëzit në nevojë dhe vizita e anëtarëve të familjes.

Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen, por gjithsesi mund të bëjnë shpërndarje. Ambientet si palestra dhe pishina, gjithashtu do të mbyllen, së bashku me sallonet e bukurisë.

Xhonson u kërkoi qytetarëve që respektojnë masat në të kundërt nëse infektohen dhe kanë nevojë për ndihmë “Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë“.

“Krishtlindjet do të jenë ndoshta shumë ndryshe këtë vit”, tha Xhonson. “Por është shpresa dhe besimi im që duke ndërmarrë veprime të ashpra tani, ne mund të lejojmë që familjet në të gjithë vendin të jenë së bashku” shton ai.

Shumë vende në Europë po i rikthehen karantinës dhe masave të forta shtrënguese për shkak të rritjes së numrit të infektimeve nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Austria dhe Greqia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë