Anglia është kundërshtari më i fortë për Shqipërinë në kualifikueset e “Katar 2022”. Kombëtarja e “Tre luanëve” është pretendente kryesore për kreun e Grupit I dhe më 28 mars do të jetë në “Air Albania Stadium” për t’u ndeshur me kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja.
Trajneri i anglezëve, Gereth Southgejt, ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve të grumbulluar për tri ndeshjet e marsit, ku veç Shqipërisë, skuadra e tij do të luajë me San Marinon dhe Poloninë. Në listë bëjnë pjesë edhe disa emra të rinj, siç janë portieri Sem Xhohnston dhe sulmuesi Oli Uatkins. Për këto ndeshje, Anglia ka humbur portierin titullar, Pikford, i cili ka pësuar një dëmtim.

Mungesa e madhe në listën e trajnerit Sothgejt është mbrojtësi i Liverpulit, Trent Aleksander-Arnold. Për krahun e djathtë Anglia ka të gatshëm lojtarë si Uollkër i Mançester Sitit dhe Tripier i Atletiko Madrid, kështu që edhe mungesa e lojtarit të Liverpulit nuk do të ndihet. Sulmi do të udhëhiqet nga emra me peshë si Herri Kejn dhe Rahim Sterling.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje