Ne rrjet

Anija gjigante bllokon kanalin e Suezit, kolaps në tregtinë e Europës me pjesën tjetër të botës

Kanali i Suezit, kanali më i madh tregtar në botë është bllokuar nga një anije gjigande kontejnerësh e cila sipas dëshmitarëve u godit nga erërat e forta ndërkohë që po lundronte dhe dëmtoi trupin qendror të saj.

Incidenti ka krijuar kaos dhe pengesë për dhjetra anije tregtare që kalojnë aty. Autoritetet frikësohen për një situatë që mund të zgjasë me ditë dhe  kanë urdhëruar hapjen e kalimit të vjetër të kanalit të Suezit.

10% e tregtive botërore bëhen nëpërmjet këtij kanali që lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe të gjithë Europën me Azinë.

Anija “Ever Given” krijuar në Panama ishte nisur nga Kina për në portin e Roterdamit në Holandë. Duke u kthyer anija u dëmtua dhe ngeci rreth orës 7 të mëngjesit të së martës. Me gjatësi 400 metra dhe gjerësi 59 metra, anija ka bllokuar të gjithë rrugëkalimin nëpër kanal.

Autoriteti i kanalit të Suezit tregon se është anija më e madhe e ngecur atje dhe po përdorin anije tërheqëse për ta lëvizuar. Nëse kjo metodë nuk funksionon ata do të duhet të lëvizin të gjithë ngarkesën prej 20.000 kontejnerësh nga anija.

Ekspertët thonë se operacioni për të lëvizuar anijen “Ever given” mund të zgjasë ditë pasi do të duhet edhe zhvendosja e sasive të rërës.

Mesatarisht në kanalin më të madh tregtar në botë kalojnë 51 anije tragtare në ditë.

Burimi: BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë