Politike

Ankimimi i Alibeajt, Berisha: Qeveritarë e ambasadorë, presion të jashtëzakonshëm gjykatës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e kësaj të marte se kreyeministri Edi Rama dhe zyratarë të lartë të qeverisë kanë bërë presion të jashtëzakonshëm ndaj gjykatës në lidhje me apelimin e vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.

Sipas Berishës, në bazë të Kodit të Procedurës Civile regjistrimi i statutit të një partie nuk është i ankimueshëm nga një palë e tretë dhe për këtë arsye vendimi hyn në fuqi kur plotësohen afatet ligjore.

Berisha theksoi se ka prova nga dy burime për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga kryeministri Rama, të cilat nuk do t’i hezitoj t’i publikojë.

“Këto veprime janë ndërmarrë pasi është kthjelluar gjithçka në datën 6 mars dhe ka dhënë një vendim gjykata që është regjistrimi i statutit.

Vendimi është një regjistrim dhe merr formën e prerë pasi kalon afati i ankimimit të palës tonë. Ky është përcaktim në Kodin e Procedurës Civille. Nëse i referohemi Kodit në datën 12 vendimi është i formës së prerë. Edi Rama po bën presione të jashtëzakonshme në gjykatë. E kam nga dy burime. Por unë po paralajmëroj se qeveritarë kanë ndërhyrë fuqishëm në Gjykatë. E kuptoni vetë ju. Presion në gjykatë dhe unë po e ndjek me shumë vëmendje.

Së pari kam siguruar dy burime dhe se kur do i bëj publike është se nuk do përtoj t’i bëjë publike”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë