Futboll

Ankth për të drejtat televizive, klubet gjermane rrezikojnë falimentin

Klubet e Bundesligës dhe të Bundesligës 2 në Gjermani, 36 në total, po presin me ankth këstin e katërt dhe të fundit të pagesës për të drejtat televizive të këtij sezoni, që aktualisht është pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ky këst duhej të ishte derdhur në arkat e klubeve më 10 prill, siç bën me dije revista “Kicker”, duke sjellë në vëmendje faktin se bëhet fjalë për rreth 300 milionë euro. Nëse kjo shumë mbetet e bllokuar ende, rrezikon që shumë klube në Gjermani, katër prej të cilëve të Bundesligës, të falimentojnë. Një zëdhënës i “Sky”-it ka bërë të ditur për agjencinë “Dpa” se po bisedohet me përfaqësuesit e Ligës së futbollit që të gjendet një “zgjidhje konstruktive” për sa i përket pagesës të së drejtës televizive.

Gjithmonë sipas “Kicker”, është shumë pranë akordi me mediet partnere për pagesën, që mund të bëhet më 2 maj. Në të kundërt, rreziku është vërtet i madh. Skuadrat e Bundesligës kanë filluar tashmë punën, nën masa të forta sigurie shëndetësore dhe janë në pritje të rifillimit të kampionatit. Bundesliga, sipas drejtuesve gjermanë, pritet të nisë më 8 ose 15 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë