Politike

Anti-KÇK, Vasili: Gjymton strukturat e drejtësisë së re

Nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në lidhje me nismat e fundit të Qeverisë me ligjin special për pasuritë e krimit të organizuar dhe me paketën “Anti-KÇK”, ka reaguar ish-deputeti Petrit Vasili.

“KÇK-ja do të kontrollojë KÇK-në!? Qeveria e koncesioneve, që është edhe KÇK-ja më e madhe grabitëse e miliarda lekëve, do drejtojë po vetë KÇK-në!? Ministrat e Edi Ramës do kontrollojnë gjoja po ministrat e Edi Ramës, por jo Edi Ramën!? KÇK-ja do të kontrollojë KÇK-në!? KÇK-ja ka mbështjellë brenda të gjitha Prokuroritë dhe i ka kthyer në Drejtori të Edi Ramës, që të mos hetojnë asnjëherë qeverinë, kriminalizimin dhe korrupsionin e saj!? Struktura zbatuese e KÇK-së do të jetë policia, po ajo polici, që lejoi të kthehej Shqipëria në Kolumbinë e Europës. Pra KÇK-ja lufton KÇK-në!?”, thotë ai.

https://www.facebook.com/petritvasili.vasili/posts/624242485017611

Pasi rendit të gjitha këto arsye, Vasili thotë se qëllimi i vërtetë i paketës anti-KÇK është një tjetër.

“Qëllimi i vetëm i KÇK-së është që t’ja presë duart, kokën dhe këmbët organeve të reja të drejtësisë, që ato të mos hetojnë asgjë nga aferat!? Qeveria që është shkaku i vetëm i KÇK-së do të verë në “zap” KÇK-në. Hajde kapje e shtetit hajde!

Shiheni vete perberjen e Komitetit te KÇK-se dhe strukturen zbatuese dhe do ta kuptoni menjehere asgjesimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e shtetit policor”, deklaron Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë