Ambasadorja e SHBA në Tiranë dhe ai i BE-së kane qenë në një zë për ngritjen sa më parë të gjykatës Kushtetuese deri në fund të muajit dhjetor.
Ambasadorja Yuri Kim shkruan përmes një komenti të shkurtër në Twitter: KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.
Pak minuta më vonë reagoi edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Ai nënvizon se, ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një ndër kushtet e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave me BE. Soreca kujton se KED duhet të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje