Bota

Apeli i Papa Françeskut: Putin ndalo dhunën, absurd kërcënimi atomik!

Gazeta Si – Putin, ndalo luftën! Është apeli i Françeskut për liderin e Kremlinit. “I drejtohem para së gjithash presidentit rus të ndalë, edhe për popullin e tij, këtë spirale dhune dhe vdekjesh”.

Duke folur para besmitarëve në sheshin San Pietro, Papa Françesku i ka bërë një apel edhe presidentit ukrainas Zelenski, duke e ftuar atë “të jetë i hapur ndaj propozimeve për paqe”.

Vladimir Putin, presidenti i Rusise. Gazeta Si, 7 tetor 2022

“Absurde të gjendemi para një kërcënimi atomik. Sa gjak duhet të derdhet akoma, sepse e dimë që lufta nuk është kurrë një zgjidhje? Çfarë të thuash për faktin që njerëzimi gjendet sërish para një kërcënimi atomik: absurde”, – ka vazhduar Ati i Shenjtë.

“Në emër të Zotit dhe në emër të njerëzimit përsëris apelin tim për të ndalur luftën. Të ulen armët dhe të kërkohen kushtet për negociata dhe për të gjetur zgjidhje që nuk janë të kushtëzuara nga forca. Komuniteti ndërkombëtar të impenjohet për t’i dhënë fund luftës”.

Papa Françesku ka përmendur kështu të gjithë protagonistët e skenës ndërkombëtare dhe përgjegjësit politikë që të bëjnë gjithçka kanë mundësi për t’i dhënë fund luftës.

“Të mos lejojmë përshkallëzimin e situatës. Ju lutem, t’i lejojmë gjeneratat e reja të thithin ajrin e shëndetshëm të paqes, jo atë të luftës, sepse është çmenduri”, – ka thënë Papa Françesku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë