Gazeta Si – Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime për të ndaluar sulmet ajrore ruse që synojnë infrastrukturën në vendin e tij.
Kjo thirrje erdhi pasi një tjetër sulm masiv raketor rus, më 23 nëntor, vrau gjashtë persona dhe ndërpreu energjinë në disa qytete ukrainase.
“Sot është vetëm një ditë, por ne jemi goditur nga 70 raketa. Kjo është formula ruse e terrorit”, tha Zelenski në mbledhjen e këshillit përmes një video-lidhje.
“Me temperatura nën zero, miliona njerëz janë pa ngrohje, energji elektrike apo ujë. Ky është një krim i qartë kundër njerëzimit”, – deklaroi presidenti ukrainas.
“Ne duhet ta çojmë botën nga ky qorrsokak. Na duhen vendimet tuaja”, u tha ai të Pesëmbëdhjetëve, duke nënvizuar se “kushdo që e nxit këtë luftë bllokon çdo përpjekje të Këshillit për të kryer mandatin e tij”.
Ai tha se raketat kanë goditur spitalet, shkollat, infrastrukturën e transportit dhe zonat e banuara, duke shtuar se Ukraina po pret të shohë “një reagim shumë të fortë” nga bota.
“Ne nuk mund të jemi peng i një terroristi ndërkombëtar”, tha ai.
Një ditë më parë, Zelenski e quajti Rusinë “shtet terrorist” që bën “terror dhe vrasje”, pasi një foshnje u vra në një repart të maternitetit pas një sulmi me raketa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje