Rend dhe Ligj

Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.

Një ditë më parë, Apeli e shtyu për sot marrjen e vendimit.

Avokatët e Ylli Ndroqit deklaruan se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Sekuestrimi i pasurive të Ndroqit ndodhi pasi ky i fundit dyshohet se i ka vendosur pasuritë në fjalë me aktivitet kriminal.

SPAK njoftoi se pasuritë, kryesisht parcela toke, shoqëri dhe media te të cilat efektivët dorëzuan të maskuar vendimin e Gjykatës, u sekuestruan për dyshimet se Ndroqi ka qenë i përfshirë në çështje droge.

SPAK deklaroi se Ylli Ndroqi sipas krahasimit të gjurmëve daktiloskopike është shtetasi Xhemail Pasmaciu. Pasmaciu sipas policisë së Stambollit u arrestua nga skuadrat antidrogë gjatë shtatorit 1998, së bashku me gjashtë shtetas të tjerë si të implikuar në trafikun e 30.5 kilogramë heroine. Ekzistojnë të dhëna, njoftoi SPAK, se edhe ne vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi u referua pranë autoriteteve gjyqësore për histori droge ne mbyllje te operacionit te koduar ‘bakllava”. Për këtë theksohet më tej ai u arrestua ne 2015 sipas një urdhëri te lëshuar nga prokuroria e Milanos.

Mes 26 pasurive janë sekuestruar edhe mediat ku Ndroqi zotëron aksione, por SPAK thotë se këto aktivitete që janë në zhvillim nuk do mbyllen, por do administrohen nga administratorë te njësisë për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se pasuritë janë të pajusfitikuara, pasi vlera e tyre nuk i përgjigjet nivelit të të ardhurave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë