Politike

Aplikacioni “Aktivisti”, PD: Prokurorë dhe gjyqtarë, propagandë për PS

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka përmendur me emra disa prokurorë e gjyqtarë që, sipas saj, ndodhen në listën e “Aktivi1st”-it aplikacion që menaxhohet nga PS

“Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh.

Kujt t’i bësh thirrje në këtë rast? Tradita e ka që t’i drejtohesh drejtësisë që të hapë një hetim. Por jemi në rastin kur problemi është me prokurorët dhe gjyqtarët. Janë ata që kanë shkelur ligjin dhe kodet etike duke e bërë veten subjekt të mundshëm të drejtësisë.

Kush i heton ata që duhet të hetojnë.

Kush e vendos drejtësinë, kur ata që duhet të vendosin drejtësinë janë promotorë të padrejtësisë?”, tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë