Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi doli në një konferencë për mediat ku foli lidhur me hetimin që po bëhet mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku pretendoi se babai i saj, Sali Berisha dhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi po mbahen në arrest shtëpie padrejtësisht.
Duke akuzuar SPAK-un se po vepron me urdhër të Ramës, Argita Malltezi tha se nuk ka asnjë akuzë konkrete ndaj Berishës ndërsa për bashkëshortin e saj tha se vepra penale për të cilën akuzohet nuk qëndron pasi ai nuk ka pasur post të zyrtarit të lartë.
“Në këtë fazë hetimesh ku nuk ka akuzë, nuk janë paraqitur prova dhe fakte pavarësisht hetimeve që zgjasin prej 4 vitesh, lideri i opozitës vijon të qëndrojë në arrest shtëpie, me qëllim të vetëm goditjen e opozitës dhe djegien e mandatit të tij.
Është zgjedhur një nen, klasifikim i veprës që nuk i përket fare Malltezit sepse nuk ka qenë kurrë zyrtar i lartë apo i zgjedhur vendor. Gjithashtu është çështje ku shteti jo vetëm nuk ka pësuar dëm por ka vjelur të ardhura. Të vetmit shkelës të ligjit janë Rama dhe Balla por Dumani tha se afërmendsh që gjykatat vendosin siç e kërkojmë ne dhe afërmendsh që SPAK vepron ashtu siç komendon Rama”- tha Malltezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje