Bota

Argjentinë, nënpresidentja Kirchner dënohet me 6 vjet burg për korrupsion: Nuk do rikandidoj

Gazeta Si – Zëvendëspresidentja argjentinase, Cristina Kirchner, u dënua nga një Gjykatë e Shkallës së parë me 6 vjet burg për parregullsi në dhënien e kontratave publike.

Gjyqtarët e shpallën të pafajshëm ish-presidentin për akuzën e komplotit kriminal pas akuzave për skema mashtrimi gjatë detyrës.

Pas dënimit dhe përjashtimit të përjetshëm nga postet publike, Kirchner njoftoi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2023: “Unë nuk do të kandidoj për asgjë. Më mirë të shkoj në burg, se sa të jem kukull e kësaj mafieje dhe këtij shteti paralel dhe për sa kohë që dikush nuk mendon të përpiqet të më qëllojë përsëri, sepse kështu duan të më shohin: në burg apo të vdekur”, – ka thënë ajo.

Nënpresidentja argjentinase u takua me senatorët më të afërt të saj pas vendimit të gjykatës së Buenos Aires për një çështje në lidhje me punimet e rrugëve publike në Santa Cruz, me akuzën për një komplot korrupsioni të kryer midis 2003 dhe 2015.

Megjithatë, vendimi nuk është përfundimtar, pasi pritet apelimi në Gjykatën e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa vite. Ajo do të ketë imunitet për aq kohë sa zgjidhet.

Mbështetësit e saj u zotuan se do ta paralizojnë vendin nëse ajo dënohet. Ata bllokuan qendrën e kryeqytetit Buenos Aires dhe marshuan drejt ndërtesës së gjykatës federale, duke u rënë daulleve dhe duke brohoritur ndërsa u përballën me barrierat e policisë.

Prokurorët thanë se Fernández i dha padrejtësisht 51 projekte të punëve publike zotit Lázaro Báez, një manjati ndërtimi dhe aleat i hershëm i saj dhe bashkëshortit të saj Nestor Kirchner, i cili shërbeu si president nga viti 2003 deri në vitin 2007 dhe vdiq papritur në 2010.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë