Politike

Arlind Qori, protestë para Kuvendit: Mjerë në Shqipëri po dole në pension   

Lëvizja Bashkë protestoi mëngjesin e të enjtes në ambientet e jashtme të Kuvendit, me qëllim miratimin e minimumit jetik.

Drejtuesi i lëvizjes Arlind Qori tha se është fatkeqësi të jesh pensionist në Shqipëri, pasi shteti i ka harruar këta individë.

Ai shtoi se miratimi i minimunit jetik është një domosdoshmëri për qytetarët dhe pensionistët që të marrin mbështetjen e duhur.

“Ne jemi akoma në kushtet ku të varfërit i jepet e njëjta përgjigje nga shteti i tij, i cili i thotë zoti të dhashtë dhe nëse nuk i thotë zoti të dhashtë, i thotë të dhëntë fëmija. Shteti nuk ka asnjë lloj detyrimi. Ti mund të kesh punuar për 40 vite në të bardhë dhe në të zezë dhe shteti nuk ka asnjë lloj detyrimi ndaj tyre. Rrofshin kalamajtë që ikin nga sytë këmbët në Gjermani e Amerikë, mbrapa diellit dhe që punojnë nga dy punojnë nga dy ose tre punë jo vetëm për të mbajtur veten, por për të mbajtur dhe bashkëfamiljarët e tyre. Mjerë në Shqipëri po dole në pension. Në vend e përparaua pensioni është një ditë që qytetari mezi e pret pasi ka punuar disa dekada dhe thotë që do ruaj nivelin e mirëqenies dhe nuk do shkoj në punë. Në Shqipëri dita e pensionit është e mallkuar, për atë shumicë që merr 80 mijë lekë”, tha Qorri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë