Gazeta Si – Zjarrfikësit ende po luftojnë me flakët në një treg të madh në Jerevan, një ditë pasi një shpërthim shkaktoi zjarr, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Operacionet e shpëtimit kanë vazhduar më 15 gusht, tha Gary Armaghanyan, zyrtar nga Ministria armene për Situata Emergjente.
Ai tha se deri më tani, 16 persona po konsiderohen të zhdukur.
“Aktualisht, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet. Zjarri ende nuk është vënë nën kontroll dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë”, tha ai për Shërbimin armen të Radios Evropa e Lirë.
Një numër i panjohur i personave janë bllokuar nën rrënoja pas shpërthimit që shkaktoi zjarr në tregun Surmalu në Jerevan. Shpërthimi ndodhi në zonën ku ruhen fishekzjarrët.
Tregu ku ndodhi shpërthimi gjendet rreth dy kilometra në jug të qendrës së qytetit.
Videot e postuar në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga tymi që ngriheshin nga tregu Surmalu, ku veç tjerash, shiten fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje