Ne rrjet

Armët atomike, pse është e vështirë (por jo e pamundur) për Putinin t’i përdorë!

Referencat ruse për armët bërthamore janë interpretuar si një mënyrë për të mbajtur tensionin të lartë dhe për të penguar mbështetjen për presidentin Zelenskij. Mundësia e përdorimit efektiv është e ulët dhe e kufizuar, por duket e vështirë të kuptohen lëvizjet e Putinit

Gazeta Si – Paralajmërimi i Joe Biden për Vladimir Putin – “të mos mendojë për përdorimin e armëve atomike ose kimike” – është pjesë e sfidës në të cilën të gjithë vendosin vija të kuqe hipotetike. 

Janë deklaratat, qëndrimet e kundërta pastaj, eventualisht, faktet. Nuk është e sigurt që gjithçka ndodh automatikisht.

Moska kërcënon me reagime të rënda nëse Uashingtoni do të furnizonte Ukrainën me municion me rreze të gjatë (300 kilometra) që mund të lëshohet nga sistemet “Himars”.

Edhe në të kaluarën, është spekuluar se në rast disfate, “Cari i ri” mund të kishte përdorur armë taktike bërthamore, me përdorim të kufizuar ose një gjest demonstrimi në një zonë të shkretë. 

Një skenar i treguar nga vëzhguesit edhe në prill nga vetë inteligjenca amerikane. Por, si atëherë, ashtu edhe tani, spiunazhi – shkruan gazeta “New York Times” – nuk ka në këtë front elemente që tregojnë një ndryshim të tablosë. 

Ndërkohë, SHBA-të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë masive Kievit (mbi 15 miliardë dollarë), por aktualisht po përjashtojnë dërgimin e raketave me rreze të gjatë. 

Jo-ja e vazhdueshme e Shtëpisë së Bardhë përballë presionit nga Kievi dhe një pjesë e Kongresit, rrjedhin vazhdimisht në media për t’i dërguar një sinjal kundërshtarit: “Ne nuk kërkojmë provokim”.

Kremlini ka luajtur shpesh me deklaratat, duke aluduar në një përshkallëzim në mënyrë të mjegullt, dhe më pas i ka mohuar. 

Më 27 shkurt, Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi alarmin e forcave të parandalimit bërthamor dhe më pas zvogëloi masën. 

Megjithatë, u vunë re stërvitje të nëndetëseve bërthamore. Javë më vonë, ishte kreu i diplomacisë Sergei Lavrov ai që argumentoi se në rast të një Lufte të Tretë Botërore, ajo do të kishte qenë një “bërthamore”, edhe pse më vonë deklarata u korrigjua për “keqkuptim”.

Në mes të gushtit, Shoigu tha se vendi i tij “nuk ka nevojë” të përdorë arsenalin bërthamor në Ukrainë, duke shpjeguar se ai përdoret për të garantuar sigurinë kombëtare në rast të një sulmi ndaj atdheut. Koncepti u përsërit tani, në përgjigje të deklaratave të Bidenit.

Referencat (të paqarta) ruse të së kaluarës, janë interpretuar si një mënyrë për të mbajtur tensionin të lartë, për të riafirmuar fuqinë e tyre luftarake dhe për të kundërshtuar mbështetjen e aleatëve për Zelenskijn, duke frikësuar opinionin publik në mënyrë që të kërkohet ndalimi i ndihmës për luftë. 

Këtu përfshihen edhe njoftimet e përsëritura për super-armët në zhvillim nga Moska (do të ishte provë e afërt e raketës bërthamore Burevestnik/Skyfall në Arktik), një trend që filloi në vitin 2018. 

Dyshimet amerikane kanë shërbyer për të denoncuar më fuqishëm agresionin e vazhdueshëm kundër ukrainasve. 

Në mes ka nga ata që ndjekin pyetjet e strategjisë: opinioni mbizotërues është se gjasat e përdorimit të armëve taktike bërthamore mbeten të ulëta, duke shpresuar se është e vërtetë.

Fjalët e presidentit amerikan – sado që të përmbahen në një intervistë kushtuar çështjeve të përgjithshme – janë pjesë e një dueli të ashpër propagandisti, paraqesin një paralajmërim dhe, në të njëjtën kohë, tradhtojnë frikën e gabimeve në vlerësim. 

Kriza ka treguar, që nga dita e parë, tre aspekte: Putin ishte i bindur se do ta zhdukte Ukrainën brenda disa javësh; nënvlerësoi aftësitë e ushtrisë dhe reagimin e NATO-s; ai nuk u ndal edhe kur Shtetet e Bashkuara e ekspozuan planin e tij shumë përpara, madje dërguan drejtorin e CIA-s në Moskë për ta riafirmuar atë. 

Në Uashington, pavarësisht inteligjencës, nuk i fshehin vështirësitë për të kuptuar lëvizjet e liderit rus dhe kanë frikë nga surprizat, pasi kjo i shtyn të marrin në konsideratë çdo hipotezë.

Burimi: “New York Times”; Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë