Lajme

“Arrest me burg” për autorin e krimit të dyfishtë në Ballsh

Gjykata ka vendosur “Arrest me burg” për Gazmend Mustën, i cili vrau gruan dhe kunatën 18-vjeçare, pasditen e 2 janarit.
Krimi i dyfishtë ndodhi në Ballsh në prani të dy fëmijëve të mitur. Gentiana dhe Merisa Çaushi u vranë me thikë nga 34-vjeçari, që ishte në gjendje të dehur.
Debati ka nisur gjatë drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte kunata e tij, Merisa Çaushi.
Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë te prindërit, të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gazmendin, i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshorten, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë