Në Durrës, janë finalizuar disa operacione, ku janë zbuluar disa krime të ndodhura në këtë qytet. Policia thotë se në pranga kanë rënë tre persona, të cilët akuzohen për posedim të drogës, të armëve luftarake dhe për vjedhje të veprave të artit.
Në pranga ka rënë D.K., 29 vjeç, banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Policia ka arrestuar dhe 37-vjeçarin D.K., të cilit i është gjetur drogë. Po ashtu ai akuzohet se është autori i vjedhjes së disa veprave të artit me vlera historike.
Gjatë një kontrolli më të imtësishëm, i është gjetur një grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta, thikë dhe shpatë, uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati.
Uniformat blu, kanë arrestuar edhe një 19-vjeçar që akuzohet se është autori i 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit qershor dhe korrik në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë në banesa në lagjen 13 në Durrës ai ka marrë para, celularë si dhe bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje