Politike

Arrestimet, Kryemadhi: Burimet thonë se SPAK lëshoi masë arresti për Subashin, por u tërhoq  

Partia e Lirisë ka reaguar lidhur me urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit.

Monika Kryemadhi thotë se ka burime të sigurta se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar.

“Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme. Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!  Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve. SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë. Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve” komentoi Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë