Politike

Arrestimi i pastrueses milionere/ Rama: Histori të ulëta, t’i shkohet deri në fund, nga ne asnjë mburojë politike

Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë parë ndaj arrestimit të pastrueses Rozeta e Havier Dobi dhe djalit të saj, të cilët akuzohen se i kanë grabitur 520 mijë euro, shuma që rezulton se janë të ish-shefes së kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj,
Sipas Ramës, këto janë prova që flitet për ndëshkimin e korrupsionit dhe të pastrimit të llumit dhe që tregon se mburoja politike ka rënë.

“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit! E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!”, shkruan Rama në rrjetin social Twitter.
Shefi i qeverisë më tej shton se “Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë