Rusia disponon armë moderne që mund të shkatërrojnë çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kështu ka thënë sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolaj Patrushev, në një intervistë për gazetën “Rossiyskaja”. “Rusia është e duruar dhe nuk frikëson askënd me një avantazh ushtarak. Megjithatë, ne kemi armë unike, moderne të afta për të shkatërruar çdo armik, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në rast të një kërcënimi ekzistencial ndaj Rusisë”, tha Patrushev.
Sipas zyrtarit, lidershipi amerikan, i cili është kthyer “i burgosur i propagandës së vet” . Ai shtoi gjithashtu se “siguria e politikanëve amerikanë se Rusia nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet një sulmi parandalues të SHBA-së është një marrëzi dritëshkurtër dhe e rrezikshme”.
Patrushev deklaroi se pas rënies së BRSS, Rusia “korrigjoi gabimet e saj” dhe tani “mund të lehtësojë stabilitetin e brendshëm dhe mbrojtjen nga rreziqet e jashtme”. Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus vuri në dukje gjithashtu se disa vende perëndimore, duke “harruar mësimet e historisë”, gabohen kur flasin për një revansh që do të çojë në një fitore ushtarake ndaj Rusisë.
Ndërkohë që ish-presidenti Dimitry Medvedev ka ngritur tonet sa I përket zbatimit të urdhër-arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për arrestimin e “carit Rus” Vladimir Putin. Sipas tij nëse ndonjë shtet e zbaton atë atëherë kjo do të thotë automatikisht një shpallje lufte Rusisë.
“Për shembull nëse Putin udhëton në Gjermani dhe arrestohet. Çfarë nënkupton kjo? Është deklaratë për hyrje në luftë me Federatën Ruse. Menjëherë raketat dhe të gjitha mjetet e tjera do të fluturonin mbi Bundestag apo në zyrën e kancelarit gjerman”, tha Medvedev.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje