Ka ndodhur

Arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim, mes tyre dhe një i dënuar me 7 vjet burg në Itali

Gazeta Si – Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë kapur në Pikat e Kalimit Kufitar Rinas, Muriqan dhe Morinë.

Sipas policisë, mes tyre fuguron edhe Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Rapi’, i cili është prangosur në Rinas.

60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm nga Gjykata e Apelit në Genoa, Itali, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Në hyrje të territorit shqiptar, është ndaluar shtetasi Flamur Shala, 38 vjeç, banues në Zvicër, i cili pas verifikimit ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Në Morinë, u ndalua shtetasin kosovar B. G., 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol NCB Brussels, për veprën penale “Tentativë për posedim blerje ose transport të kokainës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar Kodi Penal i Belgjikës. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Belgjikës.

Po ashtu, në Pikën Kufitare Grabom me Malin e Zi, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave, nga ku janë sekuestruar 19 900 dollarë. Sakaq, në Rinas është goditur një tjetër rast i kontrabandës së mallrave, nga ku janë sekuestruar 30 steka me cigare, pa pullë fiskale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë