Gazeta Si – Babë e bir u arrestuan sot në Tiranë, pasi në rrjete sociale shisnin monedha floriri, ku 467 monedha si ato prej floriri, u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tyre, disa të dyshuara si të vjedhura.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Gold coins”, u vunë në pranga shtetasit K.F., 65 vjeç dhe K.F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje