Lajme

Arrestohen për korrupsion 6 punonjës Policie në Portin e Durrësit

Gjashtë punonjës Policie të Portit të Durrësit kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Këta punonjës, sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, kanë lejuar kalimin e personave me probleme në pikën Kufitare të Portit të Durrësit, dhe janë arrestuar. Bëhet fjalë për persona, të cilët nuk mund të udhëtonin në zonën “Schengen”, por punonjësit e Policisë, të arrestuar tashmë, i kanë lejuar kundrejt një përfitimi monetar.

Pas operacionit të quajtur “Kontrollori”, është bërë i mundur arrestimi në kushtet e flagrancës i punonjësve me inicialet A.Gj., 53 vjeç, me detyrën kontrollor, G.B., 29 vjeç, me detyrën kontrollore, G.Ç., 51 vjeç, me detyrë ndihmëskontrollor, D.D., 53 vjeç, me detyrën kontrollore, D.Z., 50 vjeç, me detyrën kontrollor, dhe J.K., 42 vjeç, me detyrën kontrollore.

Drejtoria e Hetimit të SHÇBA-së dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të këtij operacioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë