Gazeta Si – Dy bashkëpunëtorët e bosit të mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro janë arrestuar në Itali.
Emanuele Bonafede, nipi i Leonardo Bonafedes dhe gruaja e tij Lorena Ninfa Lanceri, përfunduan në burg me akuzën e ndihmës ndaj të shumëkërkuarit, pasi dyshohet se e prisnin Kumbarin për dreka e darka.
Çifti është pikasur nga një foto e bosit duke pirë puro dhe duke mbajtur një gotë konjaku në dorë, të realizuar në shtëpinë tyre.
Fotoja, në sallonin e shtëpisë, daton disa vite më parë dhe tregon vetëm trupin e të arratisurit të atëhershëm, të cilit i ishte prerë fytyra enkas.
Sipas mediave italiane, gruaja, Lorena Lanceri, ka qenë shumë e afërt me Matteo Messina Denaros, sipas asaj që del nga hetimi i karabinierëve del Ros.



Karabinierët gjetën prova të shumta të marrëdhënies intime mes 60-vjeçarit dhe Lancerit. Messina Denaro, për të fshehur identitetin e tij të vërtetë, e quante Diletta.
“Bukuria e jetës sime ishte njohja me ty, sikur fati vendosi të më falte, duke më bërë një dhuratë në stilin madhështor. Ti je ajo dhuratë”.
Është mesazhi që mund të lexohet në një shënim të shkruar në vitin 2019 nga një grua që qugej pikërisht, Diletta.
Shënimi, i gjetur në shtëpinë e motrës së të arratisurit, Rosalia, përfundonte me fjalët “Ti je i mrekullueshëm edhe sikur të mos ishe MMD. Dilettta jote!”. Sipas hetuesve, letrën në fakt e ka shkruar pikërisht Lanceri.
“Mendoj se çdo femër, duke të pasur pranë, ndihet e veçantë, – vazhdon letra, – por mbi të gjitha, arrin t’i bësh meshkujt e tjerë të bëhen një hiç. Me ty ndihem e mbrojtur, ti më bën të ndihem mirë, ti më bën të buzëqesh me batutat e tua dhe unë e adhuroj ironinë tende dhe njohuritë e inteligjencën tënde të pafundme. Sigurisht, që edhe ti ke shume të meta, precizitetin tënd kokëfortë…Por ata që të duan, e duan edhe qenien tënde kështu. Të dua dhe siç them gjithmonë kjo e mirë më vjen nga brenda. Shpresoj që jeta të të japë pak qetësi dhe do të bëj gjithçka për t’ju ndihmuar”.



Dy bashkëshortët, pas kapjes së shefit më 16 janar, kishin shkuar te karabinierët duke u thënë se kishin parë paratë e Mesinës në televizor dhe se kishin njohur tek ai njeriun që disa muaj më parë një familjar u kishte paraqitur me emrin Francesco Salsi, një mjek në pension.
Por versioni i të dyve u mohua nga videot e regjistruara nga një kamera vëzhgimi e instaluar pranë një dyqani disa hapa larg shtëpisë së tyre në Campobello di Mazara.
Videot filmonin nga ora 20:51 e 7 janarit deri në 21:12 më 23 janar 2023, pra edhe ditët menjëherë para kapjes.
Nga pamjet rezulton se bosi shkonte çdo ditë në shtëpinë e Bonafedes për drekë dhe darkë, duke qëndruar për një kohë të gjatë.
Emanuele Bonafede është kushëriri i Andrea Bonafedes, njeriu i arrestuar menjëherë pas kapjes së shefit, pasi i kishte dhënë identitetin të arratisurit.



Videoja pranë shtëpisë tregonte shpesh makinën e të arratisurit, një “Alfa Romeo Giulietta”, pranë shtëpisë së tyre.
“Në fund të fundit, ishte një çështje mikpritjeje që padyshim kishte kosto të konsiderueshme për një familje jo veçanërisht të pasur – thuhet në masën e sigurimit të gjykatësit, – një familje që për këtë arsye është krejtësisht e paarsyeshme të mendosh se mund të kishte marrë përsipër ushqimin e plotë të një mjek i panjohur në pension”.
Në imazhe, shihet burrë e grua teksa largohen me kujdes nga shtëpia për të kontrolluar praninë e ndonjë polici dhe më pas i japin “dritë jeshile” të ftuarit, i cili, i sigurt se nuk do të rrezikohej teksa largohej nga shtëpia.
Me pak fjalë, Bonafede dhe gruaja e tij ishin në rrethin më të ngushtë të mbështetësve të shefit, sipas asaj që doli nga hetimet në Palermo.
Ata e pritën në shtëpinë e tyre, gatuanin për të, ishin pikë referimi, kujdeseshin për punët e përditshme dhe e ndihmonin Messina Denaron gjatë rikuperimit nga operacionet e kryera për heqjen e dy tumoreve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje