Bashkimi Evropian ka deklaruar se gazetarja kineze Zhang Zhan e cila ka qenë ndër reporteret e para e cila ka treguar situatën e përhapjes së Covid-19 fillimisht në Whuan, duhet të lirohet menjherë.
Zhan është dënuar me burgim pasi ka nxjerrë fakte për fazat e hershme të pandemisë. Ajo u arrestua nën akuzën për provokim të telasheve dhe u dënua dje me 4 vjet burg.

Ndërkaq BE ka reaguar duke thënë se kjo gjë është kufizim i lirisë së shprehjes dhe të qasjes në informacion, për frikësimin dhe mbikëqyrjen e gazetarëve, si dhe për ndalimet, gjykimet dhe dënimet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të intelektualëve në Kinë.
Gjithashtu në deklaratën e BE thuhej se kishte burime që gazetarja ishte dhunuar në burg.
Të dhëna për gazetaren tregojnë se Zhang njihet si një aktiviste pro demokracisë dhe është arrestuar edhe më herët në vitin 2019 gjatë protestave në Hong Kong.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje