Ka ndodhur

Arrestohet hajduti në Lezhë, në banesë iu gjet kallashnikov dhe municion luftarak

Gazeta Si – Një 32-vjeçar që mbante në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, krehra armësh dhe qindra fishekë luftarak është arrestuar nga policia në Lezhë.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Blinishti” u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ll., 32 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë.

“Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra arme dhe 155 fishekë luftarak.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet që shtetasi E. Ll. është gjithashtu, autor i vjedhjeve të materialeve, në 3 banesa në fshatra të ndryshme të Lezhës, vjedhje të kryera në datat 02.12.2022, 17.12.2022 dhe 14.02.2023″, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë