Ka ndodhur

Arrestohet hajduti-serial i automjeteve dhe banesave në Shkozë

Gazeta Si – Një 25-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohet si autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Disturb”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të kryera gjatë dy muajve të fundit.

Ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia thotë se shtetasi V.M. dyshohet se:

– Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.;

– Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete;

– Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B.;

– Me datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë