Ka ndodhur

Arrestohet në Krujë një person në kërkim, nga Gjermania ekstradohet një 30-vjeçar

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai është Bert Seseri alias Albert Seseri, banues në Krujë. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë në Gjermani është arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri shtetasi shqiptar D.V, 30 vjeç, banues në Sarandë

Ai është shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

Më datë 21 nëntor 2018, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka sekuestruar rreth 30 kg lëndë narkotike canabis sativa, sasi kjo e përgatitur për t’u trafikuar për në Greqi. Në këtë aktivitet kriminal rezulton i implikuar edhe shtetasi D.V, i cili në bashkëpunim me persona të tjera ka kryer veprime aktive për gjetjen e lëndës narkotike dhe përgatitjen për trafikimin drejt Greqisë.

Shtetasi D.V është ekstraduar drejt Shqipërisë nga Interpol Tirana dhe sot i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë