Një shtetase shqiptare, me iniciale L.H., është arrestuar nga Interpol Tirana me qëllim ekstradimi drejt SHBA-ve. Arrestimi i saj, është bërë nisur nga kërkesa e ardhur nga ana e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, për arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin nga Shqipëria në Amerikë.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje