Ka ndodhur

Arrestohet një 37-vjeçar në Sarandë se fotografoi fletën e votimit. Procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja

Nga Gazeta ‘SI’ – Një 37-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi i bëri fotografi fletës së votimit.

Lulëzim Tarllamishi është emri i personit që u arrestua dhe E. T(C) inicialet e bashkëshortes, e cila po procedohet në gjendje të lirë.

Komisariati i Policisë Sarandë ka marrë njoftim nga shtetasi O. Sh., vëzhgues në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, ku ka ndodhur shkelja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë