Ka ndodhur

Arrestohet një 44-vjeçar në Krujë, hodhi në plehëra fletët e votimit

Një 44-vjeçar është arrestuar në Krujë pasi akuzohet për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Mësohet se i riu me iniciale B.T., ka marrë 2 fletë votimi (të vetes dhe nënës) dhe ka dalë nga qendra e votimit, duke i hedhur ato në koshin e mbeturinave.

Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit. Prokuroria po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë